Mysafiri i vetëm nga PS, ja kush e përfaqësoi maxhorancën në festën e 15-vjetorit të LSI

Aktualitet

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci ka qenë i vetmi përfaqësues i maxhorancës dhe i PS në festën e LSI-së.

Ruci ishte ftuar nga Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe mori pjesë në mbrëmjen e sotme në festën e 15-vjetorit të themelimit të kësaj partie, e cila u zhvillua në Hotel Rogner.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ishte i pranishëm edhe në ambientet e brendshme të Pallatit të Kongresit, aty ku e para e LSI mbajti fjalë përshendetëse para të pranishmëve.

Në ceremoni merrnin pjesë drejtues dhe anëtarë të LSI dhe të partive të tjera politike të opozitës, përfaqësues të trupit diplomatik si edhe përfaqësues të jetës kulturore, sipërmarrjes, shoqërisë civile dhe medias.

Ruçi ka biseduar me Kryemadhin kokë më kokë për disa minuta, ndërsa në ikje kryetarja e LSI-së e ka përcjellë deri te dera.

ME TE LEXUARAT