Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Mediu del nga rreshti i Bashës: Më mirë ulem me Ramën se me Gent Cakajn

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, vazhdon të ndahet në qëndrimin me Bashën kur bëhet fjalë për tu ulur në bisedime me Ramën. I ftuar në RTV Ora, Mediu njësoj si Basha thotë se me Ramën kryeministër asnjë nga opozita nuk pranon të dialogojë, por si kryetar i PS-së po.

Mediu thotë se pavarësisht se Rama është e keqja përfaqësuese e PS-së, njëherësh është edhe autoriteti për ti dhënë zgjidhje ose jo problemit.

Mediu: Basha ka deklaruar se nuk ulet me Ramën. Unë mendoj që me Ramën si kryeministër asnjë nga ne nuk ulet sepse ka shkatërruar gjithë shtetin shqiptar. Por se kush është në krye të PS nuk e zgjedhim ne. E dyta, unë mendoj se më mirë ulem me atë që pavarësisht se është e keqja përfaqësuese e PS është autoriteti për ti dhënë ose jo zgjidhje sa të ulem me Gent Cakën që do më recitojë poezi të Ramës por jo nga goja e Ramës por nga goja e vet.

A duhet ndërkombëtarët që të jenë pjesë e një angazhimi më të thellë për të ndihmuar këtë zgjidhje të situatës politike në Shqipëri? Unë mendoj që ndërkombëtarët do të bëhen pjesë vetëm atëherë kur të shikojnë mundësi dialogu. Nuk ka asnjë ndërkombëtar, sado i shquar të jetë, që të vijë në Shqipëri dhe të iniciojë një dialog pa e ditur se ku do të përfundojnë qëndrimet e forcave politike.

loading...

Rekomandojme

Mediu thotë se edhe nëse qëndrojmë te ideja e Bashës, në finale ulja me Ramën është e pashmangshme.

Mediu: Le ta marrim dhe idenë e Bashës, që shkojnë përfaqësues te Basha dhe Rama etj dhe pastaj të ulemi. A do të vijmë në një pikë që të ulemi. Atëherë më mirë ta marrim këtë inisiativë për tu ulur si forca politike pozitë dhe opozitë. Nuk është çështja ulet Basha me Ramën.

I pyetur nëse aletatët e PD-së i druhen një takimi Basha-Rama, ai ka këtë koment:

Mediu: Nuk i druhem asnjë gjëje sepse mendoj se Basha tashmë kupton që duhet të përfaqësojë zërin e opozitës.Është shumë herë më mirë kur ulen pozita dhe opozita me njëri-tjetrin sepse jemi shumë më tepër për tu angazhuar në bisedime dhe për të gjetur zgjidhje sesa ta lëmë në momente të gjykimit personal apo një interesi momental personal të Ramës apo dhe Bashës. Është shumë e rëndësishme të ulemi në mënyrë institucionale sesa private.

Duke u ulur në mënyrë institucionale ne kemi mundësi edhe për të thirrur aktorë ndërkombëtarë të fuqishëm, një pjesë e tyre janë përgjigjur pozitivisht në atë kohë kur unë diskutoja dhe negocioja me OSBE, BE dhe SHBA që janë të gatshëm të ofrohen, por gjithmonë duke parë një terren. Duhet të gjejmë një mënyrë për të zgjidhur krizën.Është e rëndësishme të hapet një dialog pozitiv mes opozitës dhe pozitës i cili kushtëzohet vetëvetiu për shkak të problematikës, por jo për shkak të personave.Duhet të kushtëzojmë problematikën e diskutimit të çështjeve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet