Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Gramoz Ruçi feston 15-vjetorin e LSI-së me Kryemadhin

Ditën e sotme Lëvizja Socialiste për Integrim festoi 15 vjetorin e themelimit të saj, ku nga Pallati i Kongreseve gjatë fjalës saj relativisht të gjatë, Monika Kryemadhi kujtoi udhëtimin e kësaj partie dhe pesha që sipas saj ka në jetën politike të vendit.

Po ashtu Kryemadhi tregoi edhe dëmet që sipas saj qeverisja nën drejtimin e Edi Ramës i kanë shkaktuar vendit ndërkohë nuk nguroi të shpaloste edhe programin politik të partisë që drejton në lidhje me ekonominë, punësimin e të rinjve, taksave dhe përkrahjes ndaj biznesit të vogël dhe të mesëm.

Ndërkohë në këtë ceremoni ka munguar një nga themeluesit kryesor njëherësh ish-drejtuesi i parë i kësaj partie, Ilir Meta i cili sot mban postin e Presidentit të Republikës dhe që Kushtetuta nuk e lejon që të marrë pjesë në aktivitete të tilla politike.

Por nga ana tjetër, nuk ka munguar pjesmarrja në pritjen që ka organizuar Kryemadhi e personazheve të njohura të jetës publike në vend, të politikës, gazetarisë, diplomacisë etj.

Ajo që ka rënë në sy ka qenë prezenca e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi i cili është fotografuar bashkë me Kryemadhin dhe gazetarin Ylli Rakipi që diçka flasin me njëri-tjetrin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.