Gazetari paguan 100 mijë dollarë një gotë birrë

Bota

Një gazetar australian ka zbuluar në rrjetin social Twitter se ka konsumuar në Britaninë e Madhe gotën e birrës më të shtrenjtë në histori, pasi pagoi për të thuajse 100 mijë dollarë.

Peter Lalor, korrespondent i “The Australian” për sportin e kriketit, porositi një birrë “Deuchers IPA” në një hotel në Mançester të dielën në mbrëmje. Birra duhet të kushtonte normalisht pak më shumë se 5 paund. Por gabimisht, banakieri i faturoi në kartën e kreditit 55 315,12 paund, ose 99 983,64 dollarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lalor tha për BBC se hoteli ishte duke i kthyer paratë mbrapsht, por ai nuk do të ndihet i qetë deri sa të shohë të gjithë shumën përsëri në llogarinë e tij bankare. “Zakonisht australianët thonë që në Angli çmimet janë të larta, por kjo kapërcen çdo parashikim”, tha ai. Ai shtoi në Twitter se birra ishte shumë e mirë, por jo aq sa të kushtonte sa një shtëpi e vogël.

ME TE LEXUARAT