Shqipëria përballë Francës, ja kush do gjykojë ndeshjen e kuqezinjve

Sport

Shqipëria do të luajë ditën e shtunë në orën 20:45 ndeshjen më të vështirë të eliminatoreve të “Europianit 2020”, ndaj Francës në “Stad de France”. Raportohet se ndeshja e kuqezinjve me “gjelat” do t’i besohet arbitrit spanjoll Hezus Manzano, i cili do të ndihmohet nga anësorët, Diego Barbero Sevija dhe Angel Nevado Rodrigez.

Ndërsa i katërt do të jetë Hose Maria Sançez. Mezeckis Janis do të jetë delegati i sfidës, i cili është me origjinë nga Letonia. Manzano është 35-vjeç dhe është gjyqtar i FIFA-s që në vitin 2014-të, ndërsa debutimin në ligën e parë e ka bërë në vitin 2012-të. Ndeshja e fundit që ai ka arbitruar ishte ajo mes Vijarealit dhe Realit, të dielën e 1 shtatorit për kampionatin spanjoll.

ME TE LEXUARAT