Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Metës për privatizimin

Aktualitet

Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për privatizimet. Ky dekret u rrëzua nga votat e maxhorancës, ndërsa ai tani do të kalojë për shqyrtim në Kuvend.

Në mbledhjen e sotme, e cila drejtohej nga ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, u diskutuan 4 ligjet që u kthyen nga kreu i shtetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Teksa anëtarët e komisionit po diskutonin, mes Ahmetajt dhe deputetit të opozitës, Alban Zeneli ka nisur një debat. Ahmetaj i kërkoi Zenelit që të mos fliste në këmbë, por të zinte vend në tryezë për t’ju bashkuar diskutimeve. Kaq ka mjaftuar që Ahmetaj të ndërpresë mbledhjen, për ta rifilluar pak minuta më vonë.

4 DEKRETET E KTHYERA NGA META

-“Për kthimin e ligjit nr. 37/2019 “Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin nr. 3/2015”

-Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11251, datë 05.08.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 50/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar””

-Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11254, datë 08.08.2019, “Për kthimin e ligjit nr. 51/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, dhe “Gjikuria”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum – Llogara”, sh.p.k., për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (ura e Shën Elizës)””

-Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11255, datë 08.08.2019, “Për kthimin e ligjit nr. 52/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren””

ME TE LEXUARAT