Ekonomia

Grevë në Itali, kujdes me fluturimet nga Shqipëria më 6 shtator, mund të ketë vonesa

Nëse keni planifikuar të udhëtoni me avion drejt Italisë në datën 6 shtator duhet të bëni kujdes sepse rrezikoni të përballeni me vonesa si pasojë e grevës së përgjithshme në shtetin fqinj.

NJOFTIM PËR GJITHË PASAGJERËT QË DO UDHËTOJNË DREJT ITALISË

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, i bën apel gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë në datën 6 Shtator 2019 nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se për shkak të një grevë që pritet të jetë 24 orëshe, do të ketë anullime dhe vonesa të fluturimeve.

Vonesat dhe anulllimet vijnë si pasojë e një greve të përgjithshme të transportit kombëtar në Itali.

Për të shmangur pritjet e gjata, këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë në datën 6 Shtator të kontrollojnë dhe të komunikojmë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimit për tu njohur nësë afektohet fluturimi juaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close