Mungesa e Chiellinit detyron Juventusin të rikthejë Benatia

Sport

Kampionët e Italisë janë hedhur në merkato për të gjetur një mbrojtës qendre, pas dëmtimit të Giorgio Chiellinit.

35-vjeçari pritet të mungojë rreth 6 ose 7 muaj dhe sezoni praktikisht për të ka përfunduar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë situatë bardhezinjtë kanë nisur të punojnë në merkato për afrimin e një lojtari tjetër në atë repart.

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, në listën e drejtuesve italianë për repartin e mbrojtjes përfshihet një ish-lojtar i ekipit.

Bëhet fjalë për Med’hi Benatia, i cili aktualisht aktivizohet në Katar me skuadrën e Al-Duhail.

Mbrojtësi nga Maroku u largua në janarin e këtij viti nga “Zonja e Vjetër”, por tani mund të rikthehet përsëri te bardhezinjtë, por këtë herë nën drejtimin e trajnerit të ri Mauricio Sarri.

Gjithashtu drejtuesit po ndjekin me kujdes edhe mbrojtësin e Bayern Munchen, Jerome Boateng, për të cilin mund të nisin një ofertë në orët e ardhshme.

ME TE LEXUARAT