Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Si ndodhi atentati ndaj ish-policit Santiago Malko, breshëri plumbash

Një ngjarje e rëndë tronditur mbrëmë kryeqytetitn, ku në zonën e “Porcelanit”, është vrarë me armë zjarri një ish-efektiv policie.

Viktima është Santiago Malko, që dikur ka shërbyer në radhët e policisë së Shtetit dhe më pas i përjashtuar. Malko mësohet se është qëlluar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar brenda në makinën e tij.

“Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të fshatit Ferraj, ku dhe kanë djegur mjetin e tyre, tip “Mercedes Benz”. Shërbime të shumta policore kanë ngritur disa pika kontrolli në kryeqytet dhe janë vënë në ndjekje të autorëve”, njofton policia.

Një person i identifikuar si D.A është shpallur në kërkim nga policia, si i dyshuari kryesor i vrasjes së ish-policit, Santiago Malko. Dyshohet për motive hakmarrje, e ndërsa mësohet se mbi të autorët kanë qëlluar me 10 plumba, duke e lënë të vdekur në vend.

Familjarët e ish-policit që mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në zonën e Xhamllikut në kryeqytet kanë shkuar në vendngjarje. Nëna e viktimës bashkë me disa të afërm të tjerë janë konfliktuar me policinë për shkak se nuk janë lejuar paraprakisht të kalojnë brenda zonës së shiritit të sigurisë. Ajo ka shpërthyer në lot dhe është ulur në një bordurë anës rrugës, pak metra pranë automjetit ku ende qëndron i vdekur djali i saj.

Nderkohe ekspertet e kriminalistikes po mbledhin prova ne vendngjarje, qe do te ndihmojne hetimin. Policia ka nisur te shoqeroje persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e krimit.

Specialiste nga Sektori per Krimet e Renda ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane jane angazhuar si pjese e grupit te posaçem hetimor per zbardhjen e ngjarjes dhe venien para pergjegjesise ligjore te autoreve.

Policia e Shtetit fton kedo qe ka dijeni per rrethanat e krimit te telefonoje falas ne numrin 112″, njofton policia.

Santiago Malko rezulton të jetë mik i ngushtë dhe me Ervis Martinaj, biznesmenin e lojërave të fatit. Malko njihet në kartotekën kriminale të policisë si kontigjent kriminal, dhe i përfshirë në disa ngjarje me armë në Tiranë. Përfshirja e fundit e tij në ngjarje, ka qenë në masakrën e 4 tetorit 2018, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj, Elio Hato dhe i vrarë Fabian Gaxha.

Në atë periudhë, Santiago Malko, u shpall në kërkim policor por pas qetësimit të situatës, Malko është vetëdorëzuar në polici ku dhe ka shpjeguar pozicionin e tij në këtë ngjarje.

Lidhur me këtë ngjarje Malko shfaqet me një kapele, teksa hyn në lokalin ku ndodhi përplasja. Ndërkohë ngjarja tjetër ku ai është përfshirë në këtë veprimtari kriminale ka ndodhur në prill të 2016 për një borxh me dy vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.