E ndoqën me breshëri nga dy makina, detaje si u vra ish-polici Santiago Malko

Aktualitet

Mesohen detaje nga ekzekutimi mafioz i ish-policit 26-vjeçar, Santiago Malko, mbrëmjen e kaluar në zonën e Xhamllikut, në Tiranë.

Ish-polici ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij tip “BMW X5” drejt zonës së Freskut, kur një furgon me ngjyrë të bardhë i ka hapur zjarr tek ish-fabrika e Porcelanit, duke e shoqëruar me breshëri plumbash për disa metra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga të shtënat ishte mbushur me plumba e gjitha rruga, ndërsa breshëria e plumbave ka bërë që ish-polici Malko të humbasë kontrollin e mjetit dhe të përplaset me një mur në anë të rrugës.

Ngjarja e tmerrshme është parë nga shumë qytetarë, të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Këta të fundit kanë mbërritur në vendngjarje, duke e gjetur të vdekur 26-vjeçarin Santiago Malko. Ndërkohë, dëshmitarët thanë se autorët e krimit janë larguar me dy automjete, njëri furgon tip “Vosklwagen”, me të cilin u hap zjarr ndaj ish-policit dhe që më vonë u gjet i djegur, dhe një mjet tjetër ngjyrë gri.

Grupi hetimor ka ngritur pistat e para të hetimit dhe ka shpallur deri më tani si të dyshuar personin D. A., i cili rezulton me precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Kush eshte Santiago Malko

Santiago Malko, ish-punonjës policie ka qenë më parë i arrestuar dhe i shpallur në kërkim për shkak të përfshirjes së tij në ngjarjen e 4 Tetorit në ish-bllok sëbashku me mikun e tij Ervis Martinaj ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë të plagosur.

Më 2016, Malko gjithashtu është përfshirë në një konflikt me vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi, 34 e 26 vjeç, ku konflikti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi të pakthyer. Të dyja palët, edhe vëllezërit, edhe ish polici, kanë patur në pronësi, lokale bastesh sportive në të njëjtën zonë, por sipas Policisë konflikti kishte ndodhur në lokalin e Edmond Lashit. Mësohet se dy vëllezërit i kanë pasur borxh një shumë prej 1 mijë eurosh Santiago Malkos.

ME TE LEXUARAT