Santiago Malko, rasti kur më parë të gjejnë vrasësit sesa policia

Aktualitet

Santiago Malko, viktima e atentatit të së martës në mbrëmje në Tiranë është një nga ato raste që dëshmon dështimin e policisë për të kapur elemente të dyshuar në vepra kriminale.

26 vjecari ka qënë prezent në ngjarjen e ish bllokut në tetor të vitit të kaluar ku u vra Fabian Gaxho dhe u plagosen Eljon Hato dhe Ervis Martinaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Santiago Malko ishte mik me personat e lartëpermendur dhe ishte fiksuar nga kamerat e lokalit ku ndodhi përplasja e armatosur në ish bllok duke u futur në keto ambjente me një kapele në kokë.

Për këtë ngjarje Santiago Malko ka qënë në kërkim policor me afat 30 ditor.

Mirëpo ky është rasti konkret ku përpara se të gjejnë autoritetet shteterore, të gjejnë vrasesit.

Për këtë atentat ndaj tij autor I dyshuar është shpallur shtetasi me iniciale D.A.

Ish polici u qellua ne oren 22:40 ne rrugen “Xhanfize Keko” ne Tirane ne makinen e tij BMW X5. Arma tip kallashnikov u gjet brenda nje mjeti te djegur ne Ferraj te Tiranes.

Vizion Plus ka siguruar foto të viktimes, të cilat në fakt janë shumë të rralla pasi e vetmja pamje jo e qartë e Santiago Malkos, ish policit 26 vjecar ka qënë ajo e kapur nga kamerat e sigurise të një lokali n ish bllok në tetor 2018, citon vizionplus.

ME TE LEXUARAT