Lista e zezë e kompanive ajrore, “Fly Ernest” kryeson për vonesat dhe anulimet e udhëtimeve

Kliko per me shume info


Lista e zezë e kompanive ajrore, “Fly Ernest” kryeson për vonesat dhe anulimet e udhëtimeve
Sikur të mos mjaftonin çmimet e kripura që paguajnë shqiptarët për biletat ajrore, pasagjerët përballen edhe me një shërbim skandaloz nga kompanitë që operojnë në aeroportin “Nënë Tereza”.

Referuar të dhënave nga Autoriteti i Aviacionit Civil, listën e zezë të kompanive ajrore, për vitin që lamë pas e kryeson Fly Ernest. Kjo kompani ka shënuar një numër rekord vonesash me 72 të tilla.

Kliko per me shume info

Ndërsa janë regjistruar 14 aullime. Lista pasohet në vend të dytë nga Blu Panorama, më pas vjen Albawings si dhe Adria.

Duke u referuar të dhënave zyrtare, vonesat e regjistruara nga Fly Ernest arrijnë në shumë raste në mbi 6 orë. Por edhe pse kjo kompani renditet si më negativja, ajo mbete e tillë edhe në kompensimin e qytetarëve. Sipas rregullores europine, për çdo vonese mbi 2 orë të fluturimit, pasagjeri duhet të kompensohet me 250 euro. Ndonëse 2018 shënoi një numër të lartë ankesash nga qytetarët, Fly Erneset dëmshpërbleu vetëm 96 udhëtare.

Por situata vijon të jetë problematike edhe në 6 mujorin e parë të 2019. Kompanitë që operojnë me destincacion Italinë vijojnë të mbajnë rekordin e vonesave dhe anulimeve në fluturime edhe për këtë pjesë të parë të vitit.

Muajt e verës mbeten edhe më problematik për shkak të fluksit të lartë të pasagjerëve si dhe kapaciteteve jo të mjaftueshme që ofrojnë kompanitë. Në kushte të tilla çdo pasagjer duhet të ndjekë hapat e ankimimit, përveç kompanisë ajrore edhe tek Autoriteti i Aviacionit Civil me qëllim përfitimin e dëmshpërblimit në rast vonese./vizionplus

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here