Majlinda Kelmendi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

Sport

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Tokio të Japonisë.

Kampionia olimpike arriti ta fitojë medaljen e bronztë, pasi mposhti portugezen Joana Ramos në dyluftimin për vendin e tretë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kelmendi u eliminua në gjysmëfinale nga xhudistja e talentuar, Uta Abe, por arriti që t’i sigurojë Kosovës medaljen e dytë pas asaj të bronztë të Distria Krasniqit, të cilën e fitoi një ditë më parë.

Në ditët në vazhdim, në “Tokyo 2019” do të garojnë edhe xhudistët e tjerë kosovarë, Akil Gjakova, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka

ME TE LEXUARAT