Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Atentat djemve, Spartak Braho reagon për denoncimin e Berishës

Deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka reaguar pas publikimit të sherrit që kishin pasur dy djemtë e tij në Durrës.

Braho shprehet se ngjarja ka qenë shumë banale dhe sipas tij ka qenë e provokuar. “E provokuar nga një mik i droguar dhe u armatosur i gjysh Berishës, e cila iu relatua policisë”, shprehet socialisti.

Ai e mohon se është takuar për sqarim me personat në fjalë ashtu siç thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

“Një shpifje e zakonshme e qofte largut se unë jam takuar për sqarim me personat në fjalë. Denoncimi ndaj personit, që ka 7 vjet në kërkim për provokimin e bërë, ju bë organeve të policisë së shtetit”, përfundon Spartak Braho.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.