Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Zjarr në Kryevidh, rrezikohen antenat e trasmetimit televiziv

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Kryevidh në Rrogozhinë.

Nga flakët rrezikohen qindra rrënjë të mbjella me ullinj dhe antenat e transmetimit televiziv.

Mësohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm nga një person ende i paidentifikuar. Flakët janë përhapur në zonën që lidh bregdetin e Spillesë me autostradën Rrogozhinë-Tiranë.

Kujtojmë se zjarret ditët e fundit kanë qenë masive, siç është rasti i Shëngjinit ku u plagosën dy persona dhe u rrezikuan disa banesa.

Një tjetër rast ishte ai në majën e Shën Dëllisë një ditë më parë, nga ku u raportua se kanë shpërthyer edhe disa predha të vjetra, krisma e të cilave është dëgjuar në Tepelenë

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet