Real Madrid dhe Barcelona fërkojnë duart, Paris SG përjashton nga ekipi Neymar-in

Sport

Nga Franca janë raportuar të reja të rëndësishme për Neymar. Klubi i Paris SG ka vendosur ta përjashtojë futbollistin nga skuadra, duke e lënë jashtë për sfidën e radhës në kampionat pavarësisht se ai është i gatshëm.

Diçka të tillë e bëri të qartë trajneri i parsienëve Thomas Tuchel, i cili u shpreh:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Neymar është gjithnjë e më i gatshëm për të luajtur, ka arritur formën e duhur dhe ka më shumë kapacitet për të qenë pjesë e skuadrës. Ai është stërivitur shumë mirë, por situata që ka me klubin mbetet e njëjtë.

Pozicioni i klubit është i qartë: Nëse situate e Neymar nuk qartësohet atëherë nuk do të luajë. Kështu nëse e kundërta ndodh atëherë që nesër do të jetë pjesë e skuadrës.”

LEXO EDHE:

Rrëfimi i Van Dijk: Aguerro kundërshtari më i vështirë, Firminho më i miri me të cilin kam luajtur

Për Neymar në merkato janë në garë të ashpër Real Madrid dhe Barcelona, dy klube që pas kësaj të reje të fundit po fërkojnë duart.

ME TE LEXUARAT