Përplasje makinash në Milot, dy persona të lënduar

Aktualitet

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Lezhë-Laç pranë zonës së njohur Fushë Milot.

Sipas raportimeve të para mësohet se të plagosur kanë mbetur drejtuesi dhe pasagjeri i një prej mjeteve, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Identiteti i tyre ende nuk është bërë i ditur por Policia dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

ME TE LEXUARAT