Nxehet Erion Brace: Shëngjinit i vunë zjarrin horrat që urrejnë pyjet

Kliko per me shume info

Gjendja dramatike e orëve te fundit ne Shëngjin dhe Lezhë shkak të zjarrit që dëmtoi rëndë Malin me pisha mes dy qyteteve, ka sjelle reagimin e Zv.Kryeministrit Erion Braçe i cili hedh të akuza të forta teksa shkruan se zjarri në Shëngjin është I përsëritur dhe me qëllime kriminale.

Ai shton edhe më tej se keto interesa kriminale vijnë nga horrat qe urrejne pyllin e se parate i bejne nga betoni!

Kliko per me shume info

Postimi i plote i Braçes për zjarrin ne Malin e Shengjinit:
KURORA E #SHENGJINIT
NE ZJARR E PAS ZJARRIT!

Pylli me pisha e shkurre te tjera
nuk eshte me!

Per 32 ore zjarrefikes,
ushtare e punonjes te emergjences,
ben gjithcka per te mbrojtur
banesat nga zjarri prane tyre,
njeheresh per te shpetuar pyllin.

Me banesat ia dolen-i mbrojten,
me pyllin jo-s’arriten.

Zjarri ne #Shengjin eshte i perseritur,
ne te njejten kurore,
I QELLIMTE e per kete arsye kriminal.

Ai qe pronen e vjedhur se gezon dot me sepse njerezit kane kurajo te flasin,
plas deri sa ti vere zjarrin asaj,
mos e gezoj kurrkush!!
Ai qe prone do te grabise,
plas deri sa ti vere zjarrin asaj,
te ndertoje aty ku zjarri e ka kthyer pyllin ne truall!

Kurora e #Shengjinit eshte shkaterruar fiks keshtu,
nga interesa kriminale horrash qe urrejne pyllin e se parate i bejne nga betoni!

Per te mos folur edhe per pirromane edhe me banale qe perfitojne kullota, me keq dru nga pemet, qymyr nga shkrumbimi per te fituar edhe keshtu!

E di qe e qara per #Amazonen eshte trendy,
por #Shengjini dhemb edhe me shume!

Per shume kohe,
ne #Shengjin, detin, eren qe vjen prej tij,
e ndane me pyllin, malin,
me nje mur 8-10-12 kate betoni!

Fituan para pa hesap,
pa pyetur per shkaterrimin!

Tek interesa te tilla nis;
Me keto interesa duhet luftuar,
te medha apo banale qofshin!

Dengla te politikaneve hipokrite qe flasin per zjarrin kur per luks i kane vene betonin pyllit, mu ne mes te tij,
si duhen kerkujt!

Zjarri nuk shuhet as me hipokrizi e as me peshtyma!
Zjarri nuk shuhet me koordinim zjarrefikesisht,
kur benzina e interesave te betonit dhe cdo interesi tjeter perfitues,
e ndez dhe e perhap flaken kudo!

Duhet te merremi tani me kete “benzine”, posacerisht aty ne vend,
ndryshe as shiu qe na ndihmoi dje ne #Shengjin, nuk do jete me me ne!

Gjithnje nis tek politika,
vendimet e saj, qe te mos arrije me tek pylli!

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here