Liverpool e ka seriozisht tregon synimet për titullin

Sport

Liverpool ka treguar sot, në javën e tretë të Premier League se e ka seriozisht, dhe ka dëshmuar haptazi ambicien për të marrë titullin kampion. Të kuqtë po dominojnë ndaj Arsenal, në Anfield, duke e çuar rezultatin në 3 me 0. Golat u shënuan nga Matip në pjesën e parë, dhe Salah në fillim të pjesës së dytë, dhe sërish Salah ne minutën e 58 me një superaksion.

Liverpool po ushtron trysni nga fillimi duke kontrolluar lojën në çdo moment, në një stadium të mbushur plot dhe entuziast, sidomos pas marrjes së titullit të Champions League dhe fitimit të superkupës së Europës ndaj Chelsea.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo është ndeshja e 42-të radhazi qe Liverpool nuk humbet. Ka 32 fitore dhe 10 barazime. Ngelen edhe 30 minuta lojë ndaj Arsenal.

ME TE LEXUARAT