Iu ça goma te ‘Rruga e Kombit’, shqiptarin e Kosovës nuk e ndihmon asnjë… c`bëri shefi i Policisë së Lezhës

Aktualitet

Incidentet shpesh shoqërojnë sezonin e verës në Shqipëri. Shqiptari nga Kosova Adnan Arifi, i cili ishte duke kaluar në “Rrugën e Kombit” me familjen, kur i ndodhi qe makinës iu ça goma.

Shqiptari nga Kosova ndaloi në korsinë e emergjencës ku qëndroi për orë të tëra, pasi asnjë nga makinat që kalonin nuk ndaloi per ta ndihmuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo zgjati derisa një makinë policie u shfaq dhe shefi i Policisë së Lezhës, Gjin Bushgjokaj, i ka ofruar menjëherë ndihmë. Gjithashtu, Bushgjokaj i ka paguar të gjitha shpenzimet e sherbimeve te ofruara nga gomisteri.

“Shumë vetura kaluan, askush nuk më ndihmoj, madje ishin me tabela të Kosovës. Por, në ndërkohë një veturë e Policisë Shqiptare, derisa po kalonin në krahun tjetër të rrugës, e panë në gjendjen çfarë ishim, me erdhën me ndihmuan duke e dërguar veturën të gomisteri më i afërt që ishte aty. Madje, Shefi i Policisë së Lezhës, Gjin Bushgjokaj, përveç ndihmës teknike, nuk me la të paguaj as për rregullimin e gomës”, ka deklaruar Arifi për mediet kosovare.

ME TE LEXUARAT