Historiani: Rama në ceremoni sekrete në Greqi

Kliko per me shume info

Edi Rama, është denoncuar se gjendet në një vizitë luksi në Greqi, teksa në Shqipëri kanë shpërthyer zjarret në shumë zona. I pari që u shpreh ishte ish-kryeministri Berisha. Vizita e Ramës është mesa duket jo vetëm private, por dhe shumë konfidenciale. Historiani Arben Llalla, ka reaguar sot publikisht dhe jo vetëm ofron të dhëna se ku është kryeministri i vendit, por edhe flet për motivin e qendrimit atje. Llalla i referohet mediave greke në konkluzionet e tij.

Sipas mediave greke, Rama ka pirë kafe dhe ka ngrënë drekë në një nga restorantet e njohur të qytetit Trikalla, ditën e enjte. Llalla shpjegon në një deklaratë se vizita e kryministrit, vetëm në Greqi, pa asnjë dëshmitar, dhe pa truproja, ishte për të marë pjesë si Mbrojtës i Ortodoksisë Greke në meshën e një murgu në një Manastir.

Kliko per me shume info

“Ka shumë mundësi që Edi Rama në Trikalla të ketë marë pjesë në meshën e Madhe për Shën Maria, dita e 9 e Virgjëreshës Maria. Çështja është pse ai e mban të fshehtë, sepse mirë bëri që mori pjesë në këtë meshë e cila u zhvillua nga ora 9.00 -12.00. Tek e fundit Edi Rama i përket besim ortodoks dhe është Legjion Mbrojtës i Ortodoksisë Greke”, shprehet historiani dhe studiuesi Llalla.

Më tej, ai e ka sfiduar hapur kryeministrin. “Hajde Rama përgështroje nëse ta mban…”, shprehet historiani.

Nëse Edi Rama merr pjesë në mënyrë tërësisht private në të tilla aktivitete okulte, është pak të themi, se kjo është vërtetë një gjë e rendë për të cilën ai duhet të përgjigjet.

Rama është i lirë sigurisht të ndjekë ritet fetare që dëshiron, e të ndjekë besimin e tij, por si kryeministër, ai nuk mund të marrë pjesë në ceremoni të tilla aspak transparente, pasi kompromenton rendë interesat e vendit. Edi Rama me siguri e ka një shpjegim për këtë, dhe jo vetëm historiani Llalla po mbarë publiku pret ta dëgjojë.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here