Shqipëria pushtohet nga zjarret, tjetër vatër e madhe në Rroskovec

Kliko per me shume info

Të dhënat paraprake bëjnë të ditur se një zjarr tjetër është shfaqur rreth 3 orë më parë, në një zonë me ullishte të Rroskovecit.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për një zjarr të konsiderueshëm në fshatin Luar, i cili rrezikon edhe një biznes aty afër.

Kliko per me shume info

Në vendngjarje po shkojnë shërbimi zjarrfikës nga Patosi. Ndërkohë që po punohet për shuarjen e tij edhe nga banorët.

Prej disa orësh, në zonën turistike të Shëngjinit, janë shfaqur vatra zjarri. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, pas kërkesës për ndihmë të Alfred Kristuli, Drejtor i Përgjithshëm i MZSH-së së Republikës, ka urdhëruar vënien në dispozicion të mjeteve zjarrëfikës dhe efektivëve të MZSH-së Shkodër për shuarjen e zjarreve në Shëngjin të Lezhës.

Mjete dhe efektivë të MZSH-së Shkodër, janë tashmë në vendngjarje dhe bashkë me kolegë të tjerë, janë duke punuar për lokalizimin dhe eliminimin e flakëve.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here