Mustafaj: Dosja 184, taksa që pagoi Arta Marku për të mbajtur postin

Aktualitet

Publicisti dhe diplomati Besnik Mustafaj analizoi sot në studion e News 24, zhvillimin e fundit lidhur me dosjen 184, që u transferua për hetim në prokurorinë e Dibrës.

Mustafaj tha se dërgimi i saj në periferi, do të thotë se Prokuroria e Krimeve të Renda ka kapitulluar para presionit, dhe se presionin sipas tij, e bën qeveria, askush tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mustafaj shtoi se një prokurori rrethi e ka të pamundur të hetojë zyrtarë të lartë, ministra apo deputetë.

Ndërkohë, duke e cilësuar akt të rëndë, Mustafaj pohoi se kjo është kryer nga Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku. Sipas tij, kjo është taksa që Marku duhet të paguajë, për t’u emëruar sërish Prokurore e Përgjithshme, pasi aktualisht është me statusin e përkohshme.

ME TE LEXUARAT