Kryebashkiaku jep urdhërin e paprecedentë: Kërkohet urgjentisht zbatimi

Politikë

Pavarësisht se u konsideruan si të njëanshme, më 30 Qersahor në Shqipëri u votuar për zgjedhjen e 61 kryebashkiakëve të rinjë ku në 60 prej tyre u morën nga Partia Socialiste dhe vetëm në Finiq fitoi kandidati i Partisë MEGA.

Partitë më të madha opozitare nuk pranuan të futeshin në zgjedhje duke akuzuar qeverinë për shit-blerjen e votës. Opozita e bashkuar, e dalë edhe nga Parlamenti pasi dogji mandatet e saj ka si kërkesë kyçe largimin e Edi Ramës nga pozicioni i kryeministrit, nuk pranoi as të futet në zgjedhje me Ramën Kryeministër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas shpalljes së rezultateve të 30 qeshorit, filloi njohja e mandateve për secilin kryebashkiak e më pas edhe puna për konstituimin e këshilleve bashkiake përkatëse, gjë e cila u shndërrua në një çudi më vete për nga mënyra se si ndodhi I ashtuquajtur ‘rrotacion’ në pushtetin lokal. Por përveç kësaj në këto zgjedhje, PS arriti të merrte edhe bastione “historike” të djathta si Shkodra, Kukësi dhe Tropoja.

Pikërisht nga kjo e fundit vjen çudia. Bashkia Tropojë është fituar nga Rexh Byberi, i cili mori zyrtarisht detyrën javën e shkuar pas konstituuimit të këshillit dhe betimit të Byberit para tij.

Por, megjithëse vetëm pak ditë në punë, kryebashkiaku  me sa duket nuk ka vonuar për të marrë vendime dhe për të dhënë urdhëra të tilla si ky më poshtë.

Me anë të një letre më numër protokolli dhe vulë të bashkisë, Byberi ka urdhëruar Burimet Njerëzore që të dërgojë në zyrën e tij dosjet e disa punonjësve të bashkisë.

ME TE LEXUARAT