Ish-drejtori i Policisë: Shumica e atyre që bënë vota për Ramën në Shkodër janë kriminelë

Aktualitet

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ahmet Prençi, ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, ku ka theksuar se ata që mbledhin vota për Ramën dhe Rilindjen, janë të gjithë të arrestuar dhe të dënuar për vepra të rënda penale.

Sipas Prençit, kur ai ishte në krye të policisë dhe PD në pushtet, bandat luftoheshin dhe të fortët arrestoheshin, jo si sot ku kriminelët qëndrojnë krahë për krah politikanëve.Reagimi vjen sipas Prençit si një detyrim si ish-Drejtor Policie në atë kohë në Shkodër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reagimi i plotë

E ndjej për detyrë ne emer te atyre punonjesve te policise qe i veshtrojne te pafuqishem nga rruga ku i keni hedhur, dhe te atyre qe i mbani ne detyre e qe po aq te pafuqishem nuk mund te reagojne… të bëj një sqarim: Personi që sot mbledh vota ne Velipojë e kudo për qeverinë, në kohën e qeverisjes së PD ka qenë i arrestuar nga Policia e Shtetit. Personat që grumbulluan vota në Shkoder e rrethina në 2013-ën e në vazhdim për qeverinë, gjithashtu kanë qenë të arrestuar e dënuar për vepra të rënda penale.

Nëse duhet rifreskuar kujtesa i rendisim që nga Behar Bajri, Safet Bajri, Ilir Bajri, Enver Bajri, Pëllumb Gjoka etj… Keni të dhënat zyrtare, mund t’i shfrytezoje kush ka akses.Të gjithë kanë qenë të arrestuar ne kohen e PD. Po reagoj këtu se e ndjej si detyrim si ish Drejtor Policie në atë kohë në Shkodër! Nuk mbaj mend kush ishte Minister i Brendshem ; Sokol Olldashi, Bujar Nishani apo Lulzim Basha por une isha drejtues policie dhe PD ishte në pushtet. Edhe sot Policia i njeh, i di kush jane, njesoj si dje! Dallimi i vetem mes dy koheve eshte: ne ate kohe nuk ecnin krah per krah me zv.kryeministrat per te shpjeguar…integrimin!!

ME TE LEXUARAT