Gazeta më e madhe spanjolle: Kokëdhima, kushëri i ish-mikut të Ramës

Aktualitet

Gazeta më e madhe spanjolle, El Pais, raportoi për shembjen e lokalit të Mihal Kokëdhimës, i njohur me nofkën Gladiatori. Gazeta tregon se si nisi incidenti me turistët spanjollë dhe se si u angazhua ambasada e Spanjës

Restoranti në pronësi të një shqiptari, që u filmua javën e shkuar teksa sulmonte një familje me turistë spanjollë, u shemb të mërkurën. Biznesi, i vendosur në Porto Palermo në jug të vendit ballkanik, operonte pa një leje për vite të tëra. Veprimet e pronarit, një burrë i quajtur Mihal Kokëdhima, u bënë kryelajm në vendin e tij dhe në Spanjë, pasi ai sulmoi një biznesmen shumë të njohur spanjoll, Eugenio Galdon dhe anëtarët e familjes së tij, si dhe shoferin dhe guidën shqiptare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Incidenti ndodhi më 15 gusht dhe raportohet se u nxit pasi grupi i spanjollëve anuloi dy nga shtatë pjatat që kishin porositur në restorant. Kokëdhima doli jashtë ambienteve dhe mesa duket u hodh mbi kofanon e makinës me qira të familjes. Siç tregojnë pamjet e regjistruara me celular, ai qëndroi aty pë rreth 10 minuta, teksa automjeti ishte në lëvizje, duke grushtuar xhamin derisa hapi një vrimë në të, duke shokuar njerëzit brenda në mjet. Gjithashtu në video shihet edhe momenti kur ai përpiqet të hapë derën anësore të shoferit, pikërisht në këtë çast mjeti ia del të arratiset.

Sulmi mbi familjen spanjolle nxiti vendimin për prishjen e godinës dhe u mor nga një organ përgjegjës për mbrojtjen e trashëgimisë turistike në vend. Familja e Kokëdhimës nuk bëri rezistencë ndaj kësaj mase.

Vetë restoranti ishte mbyllur për disa ditë, pasi autoritetet u ndërgjegjësuan për incidentin, që la të lënduar lehtë Galdon- themelues i kompanisë së telekomit ONO- dhe një prej fëmijëve të tij. Ata përfunduan duke kërkuan ndërhyrjen e ambasadës amerikane në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Pas sulmit, Kokëdhima- që është 51 vjeç dhe njihet nga fqinjët si ‘Gladiatori’- u arrestua dhe u mbajt në paraburgim. Ai do të përballet me akuza për frikësim, dëmtim të qëllimshëm dhe shkatërrim të pronës.

Sipas gazetës Shqiptarja.com, këshilli lokal i Himarës, ku ishte vendosur restoranti, ishte përpjekur ta shembte atë që në vitin 2012.

Kokëdhima u shfaq duke buzëqeshur përpara gjyqtarëve të martën, kurse avokati i tij argumentoi se ai hipi në kofanon e makinës për t’u mbrojtur dhe theksoi se turistët kishin pirë kanabis dhe dy shoqëruesit e tyre ishin të dehur.

Pas incidentit, një numër turistësh vendas dhe të huaj kanë ndaluar jashtë restorantit për të bërë fotografi.

Restoranti është i vetmi në gjirin e Porto Palermos, një enklavë e vogël në të ashtuquajturën Riviera Shqiptare. Ai kishte një hapësirë prej 2 mijë metra katrorë, që e shfrytëzonte edhe si plazh pa leje. Pronari kishte vendosur shezlonge, të cilat po ashtu ishin pa leje. Gjatë kohës së diktaturës komuniste, kjo zonë shërbente për riparimet e nëndetëseve.

Agresori është kushëri i ish-deputetit socialist, Koço Kokëdhima, që është përfshirë në ndërtim dhe zotëron të përditshmen Shekulli dhe firmën e internetit Abissnet. Ai ka qenë mik dhe koleg i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, por u përjashtua nga Partia Socialiste dhe tani drejton një grup të vogël politik

ME TE LEXUARAT