Basha sulmon deputetët e opozitës që nuk dogjën mandatet: Korbi qëmtoi "mollët e kalbura"

Politikë

Kryedemokrati Lulzim Basha sulmon dy deputetët e PD Rudina Hajdari e Myslym Murrizi dhe Lefter Kokën e LSI pasi nuk pranuan të digjnin mandatet.

Duke folur për vendimin e shkurtit për të djegur në masë mandatet, Basha shtoi se nga 64 deputetë që opozita kishte në Parlament, vetëm tre prej tyre nuk u bindën dhe nuk pranuan vullnetin e popullit duke mos lënë karriget.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për kryedemokratin, deputetët që nuk lanë mandatin por dhe ata që u ulën më pas në ato të lëna bosh, u blenë nga Rama.

Basha sulmoi ‘me stil’ Rudina Hajdarin, Myslym Murrizin e Lefter Kokën, duke bërë një krahasim me një shprehje popullore.

“Në një shportë me mollë korbi qëmton mollët e kalbura, por kështu vetëm sa i rrit vlerën shportës”, tha Basha, kreu i PD.

ME TE LEXUARAT