Alban Hoxha: Kukësi rivali më i fortë për titullin kampion!

Sport

Kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha ka folur para përballjes me Kukësin në ndeshjen hapëse të Superligës.

Bashkë me trajnerin e Partizanit Franco Lerda në konferencën për shtyp, portieri i të kuqve e cilësoi Kukësin si rivalin më të fortë në garën për titull.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kukësi është një ekip i fortë, nga më të fortët nga pretendentët. Por, një fitore të rrit moralin dhe shpreson që gjithë kampionatin të mbash vendin e parë dhe të luash për kampion. Shpresoj tek një fitore, që do të na shërbejë edhe për moralin dhe do të jetë një fillim i mirë për kampionatin”.

BARAZIMI – “Ne jemi ekip i ndërtuar për kampion dhe me çdo ekip luajmë për tri pikët. Por, edhe trajneri e tha që duhet të shohësh lojën. Nëse do marrësh një pikë dhe mënyrën si do e marrësh, mund të jesh dhe i kënaqur, ose mund të jesh duke fituar dhe pastaj barazohesh. Por, ne do luajmë për tri pikë si gjithnjë”.

TIFOZËT – “Tifozët gjithmonë kanë qenë lojtari ynë i 12-të, meqë është hapja e kampionatit, Tirana është afër, mendoj se do jenë në stadium. Janë mbështetje dhe kanë qenë gjatë gjithë viteve që kam qenë këtu. Shpresoj të vazhdojë edhe këtë vit”.

ME TE LEXUARAT