Voltana Ademi: Bllokimi i financave për shkak të mos dorëzimit të detyrës

Kliko per me shume info

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka folur në një lidhje me skype për Fax Neës lidhur me zhvillimin e fundit në këtë bashki ku ministria e Fanancave dhe Ekonomisë ka bllokuar punën e kësaj bashkie përmes bllokimit të fondeve.

Ademi tha se gjatë ditës së djeshme pas insistimit të vazhdueshëm, ministria është tërhequr nga ky vendim dhe aksesi i bashkisë është bërë i mundur.

Kliko per me shume info

“Gjatë ditës së djeshme kemi provuar që të kryejmë veprime me thesarin që firmos kryetari i bashkjiës dhe zyrtarët e tjere deri në orën 15:30. Pas këmbënguljes së vazhdueshme tonën pas këtij orari na është lejuar që të ndërhynim në thesar. Gjithçka e është e dokumentuar, dhe fakti që Ministria e Financës ka bërë tërheqje në këtë kontekst, tregon se mund të ketë edhe institucione të pavarura. Shkresa u është dërguar të gjithë përfaqësuesve të ambasadave, Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian për t’i vënë në dije se këto janë fonde të qytetarëve dhe askush nuk mund të marr guximin që të veprojë në kundërshtim me ligjin”, tha Ademi.

Si është mbajtur bashkia në gjithë këto vite kur keni deklaruar se nuk keni pasur mbështetje nga qeveria?

“Ne jemi mbajtur dhe kemi arritur të investojmë me fondet tona. Për shkak të një angazhimi shumë të madh me aq sa kemi pasur mundësi, kemi pasur një performancë shumë të mirë”.

A është ky verpim politik për shkak të protestës në Shkodër dhe mos dorëzimit të detyrës?

“Unë kështu mendoj se është. Përvçse politike nuk ka se si të jetë ndryshe. Megjithatë reagimi i ministrisë që shpresoj të jetë serioz, duhet të vijojë të mbetet i tillë”.

A keni një koment për konstituumin e Këshillit Bashkiak?

“Kemi bërë hapa prapa për mungesën dhe pamundësinë për të qenë pjesë e një procesi elektoral. Iligjitimiteti është i padiskutueshëm jo vetëm për Këshillin e Shkodrës. Kështu duhet të presim raportin final të ODHIR por edhe të Gjykatës Kushtetuese dhe institucioneve të tjera që kanë ndërhyrë. Përtej gjithçkaje që ka ngelur, duhet të shkojmë drejt një zgjidhjeje pasi nuk mund të vazhdohet gjatë kështu”.

A besoni që me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do të kemi rrëzimin e këtyre zgjedhjeve?

“Gjykata Kushtetuese dhe gjykata e Lartë janë shtylla të forta të funksionimit të sistemit në vend, dhe për aq kohë sa ndërtimi i këtyre institucioneve mund të bëhet pa ndikime politike, natyrisht që do të japin edhe ato qëndriimin përkatës”.

Si i lexoni qëndrimet e ndërkombëtarëve për zgjedhjet?

“E kam lexuar me vëmendje raportin e ODHIR ku ka listuar qartë problematikat që ka hasur që kanë të bëjënë me KQZ, Kodin Zgjedhor etj. Kam komunikime të vazhdueshme me përfaqësues të OSBE-së”, tha Ademi gjatë bisedës me skype me gazetaren e Fax News, Xhilda Konda.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here