Roma prezanton futbollistin e ri me fotot e tre fëmijëve shqiptarë të zhdukur

Sport

Skuadra e Romes arriti akordin me Chelsean, për të marrë në huazim me të drejtë blerjeje mbrojtësin italian, Davide Zapacosta, i cili luante prej dy sezonesh me blutë e Londrës.

Futbollisti kreu testet mjekësore dhe hodhi firmën mbi kontratë, ndërsa mjaft i veçantë ishte prezantimi i tij nga klubi i Romës, me një video ku i bashkohej nismës për gjetjen e fëmijëve të humbur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në kete spot krah të Zapacostës, që u transferua te Roma, shfaqen fotot dhe të dhënat e disa fëmijëve nga vende të ndryshme të botës, që kanë humbur, ku mes tyre janë edhe tre shqiptarët Bleona Mata, Kadri Rexha dhe Oltjon Cera.

ME TE LEXUARAT