Operacion në Zall Bastar: arrestohen rojet e kanabisit, armatosur me pushkë dhe dylbi

Aktualitet

Komisariati Nr. 4 i Tiranës ka zhvilluar një operacion policor në Zall Bastar, në vendin e quajtur Bulcesh me një operacion të koduar me këtë emër. Falë këtij operacioni ka arrestuar dy rojet e kanabisit, njeri prej të cilëve i dënuar me parë.

Policia njoftoi se arrestoi në flagrancë L. B., 33 vjeç, banues në Zall-Bastar, Tiranë dhe P. N., 58 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë kontrollit të territorit dhe mbi bazën e informacioneve të grumbulluara më parë, Policia, në Bulcesh, në një zonë malore dhe me bimësi të dendur, gjeti mbjellë 60 bimë kanabisi. Po ashtu, një pistoletë, dy armë gjahu çifte, një armë të ftohtë thikë, një palë dylbi dhe një sasi municioni.

Operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Dosja iu dërgua Prokurorisë Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike “, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

ME TE LEXUARAT