Neymar shpëton karrierën duke u transferuar tek Real Madrid

Sport

Vazhdon “telenovela” Neymar.

Çdo minutë mediat raportojnë lajme kontradiktore, ku disa po përflasin rikthimin e bujshëm të brazilianit në “Camp Nou”, ndërsa të tjerat shkruajë për një lëvizje të sigurt drejt Real Madridit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Katalanasit duan rikthimin e brazilianit nisur dhe nga dëshira e këtij të fundit, ndërsa parisienët nuk tolerojnë aspak duke kërkuar vetëm 222 milionë euro.

Real Madridi ka qëndruar në heshtje prej një kohe të gjatë, por së fundmi “El Chiringuito” ka zbuluar arsyen se pse “Los Blancos” kanë zgjedhur këtë strategji sekrete.

Prestigjiozja spanjolle pranë "Los Blancos" tregon se drejtuesit e "Galaktikëve" janë të bindur se Barcelona nuk ka para për të përballuar çmimin Neymarin.

Reali është duke studiuar terrenin dhe duan të bindin futbollistin e PSG-së. Situata nuk është aspak e lehtë, por në Madrid janë të bindur se mbeten zgjidhja e vetme për të shpëtuar karrierën e brazilianit.

ME TE LEXUARAT