Ministri Cakaj: Rekord shërbimesh konsullore shqiptare

Kliko per me shume info

Për 2019-ën shërbimet konsullore janë dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar. Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme janë kryer 246186 shërbime konsullore, kurse në vitin 2018 ka patur 442054. Shërbimi konsullor i Përfaqësive, gjatë periudhës 1 janar – 21 gusht 2018 ka kryer 51 635 dhe 89 691 janë kryer këtë vit.

“Për shkak të vëmendjes së shtuar në përmirësimin e cilësisë të shërbimeve ndaj qytetarëve, puna e MEPJ përgjatë vitit 2019 ka shënuar një shifër rekord në ofrim të shërbimeve konsullore. Kjo shifër përfshin: dhënie vizash, vërtetime në rast humbje dokumentesh, vërtetime identiteti, prokura të posaçme e deklarata noteriale, çertifikata familjare e lindje, regjistrime fëmijësh, karta ID dhe pasaporta, mes të tjerash!” shprehet Cakaj në postimin e tij.

Kliko per me shume info

Ministri Cakaj ka thksuar se ka ende shumë punë për të bërë për tu shërbyer denjeësisht qytetarëve shqiptarë nëpër botë. Drejtoria e Çështjeve Konsullore në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë në botë, kanë vijuar punën me kapacitet të plotë përgjatë sezonit veror duke qenë në shërbim të qytetarëve.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here