Meta vlerëson Eleni Souranin: Shqiptarët e grekët jetojnë bashkë

Aktualitet

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ambasadoren greke në Shqipëri me titullin "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut'. Vetë Meta është shprehur për këtë vlerësim që i ka bërë ambasadores Sourani në një mesazh sot në Fb:

"Kisha kënaqësinë e veçantë të vlerësoja, Ambasadoren e Republikës Helenike në Tiranë, zonjën Eleni Sourani, me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, - shkruan Presidenti. - Aktiviteti diplomatik, përkushtimi dhe angazhimi i saj serioz kontribuan dallueshëm në forcimin e marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve, si dhe në pasurimin e raporteve mes popujve tanë, veçanërisht në dobi të shqiptarëve që jetojnë në Greqi dhe minoritetit grek në Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ambasadore Sourani mbetet një mbështetëse e sinqertë ndaj procesit të integrimit europian, forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe stabilitetit të vendit tonë.

Shqiptarët dhe grekët jetojnë historikisht krah për krah njëri-tjetrit si fqinj, ndaj na duhet të jetojmë dhe të punojmë së bashku për paqen, prosperitetin, stabilitetin në vendet tona dhe në mbarë rajonin, si dhe për të ardhmen e përbashkët në Europën e Bashkuar!"

ME TE LEXUARAT