Kina prodhoi mbi 150 mijë robotë në vitin 2018

Bota

Kina prodhoi rreth 150,000 sete robotësh gjatë vitit 2018, që përbën më shumë se 38% të totalit global, deklaroi Ministria kineze e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, në Konferencën Botërore të Robotikës, që filloi të martën në Pekin.

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, Miao Wei, deklaroi se robotët janë të rëndësishëm në promovimin e zhvillimeve të cilësisë së lartë, pavarësisht sfidave me të cilat përballet industria.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Zhvillimet e industrisë së robotikës përballet me shumë probleme dhe sfida. Teknologjia bazë duhet të përmirësohet më tej, ndërsa edhe fushat e zbatimit duhet të zgjerohen. Por, megjithatë, në përgjithësi robotët janë një impuls pozitiv për të zëvëndësuar promovuesit e vjetër të rritjes ekonomike me të rinjtë, për të pasur një zhvillim ekonomik të cilësisë së lartë”, deklaroi Miao.

Në këtë aktivitet, Instituti Kinez i Elektronikës publikoi një raport mbi industrinë robotike të Kinës, i cili tregoi se tregu global do të prekë vlerën e 29.4 miliardë dollarëve gjatë këtij viti, nga të cilat 8.68 miliardë dollarë vetëm në Kinë. Që nga viti 2014, rritja vjetore e tregut të robotikës në Kinë ka qëndruar në mbi 20%. Në këtë konferencë, ekspozuesit sollën më shumë se 700 nga arritjet më të fundit të robotikës, duke përfshirë robotë të specializuar, robotë industrialë dhe të shërbimeve, që mahnitën vizitorët. Madje, një robot mjëkësor tregoi aftësitë e tij, fleksibilitetin dhe saktësinë, duke qepur një rrush. Konferenca Botërore e Robotikës do të zgjasë gjashtë ditë dhe marrin pjesë më shumë se 4,500 profesionistë nga rreth 20 vende të botës.

ME TE LEXUARAT