I thanë se i shembën restorantin, Mihal Kokëdhima përfundon në urgjencë

Aktualitet

Mihal Kokëdhima është personazhi më i përfolur i ditëve të fundit në Shqipëri. Ai u bë i famshëm pas publikimit të një videoje, ku qëndronte sipër kofanos së një furgoni, ku ndodheshin disa turistë spanjollë, ndërsa po shqyente me duar xhamin.

Turistët spanjollë pak çaste përpara këtij episodi, ishin çuar nga lokali i Kokëdhimës, pasi nuk u pëlqeu porosia. Tre ditë më parë Gjykata e Vlorës vendosi ta lërë prapa hekurave Kokëdhimën tre ditë më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë mësohet se ditë e sotme gjendja e tij shëndetësore është rënduar. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, sapo ka mësuar se lokali i tij është prishur nga IKMT. Këtë fakt e ka konfirmuar edhe një i afërm i tij, i cili tregon se Kokëdhima kishte bërë gati dokumentat dhe e kishte dërguar objektin për legalizim.

Kokëdhima prej më shumë se 15 vitesh shfrytëzonte lokalin pa leje, disa dhoma hoteli dhe pjesë e plazhit. Zona nën administrimin e tij ishte rreth 2 mijë metra katror.

ME TE LEXUARAT