Federata spanjolle merr këtë vendim për Modric

Sport

Luka Modric nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmoj Realit në ndeshjen e të shtunës kundër Valladolidit.

Federata Spanjolle ka ndëshkuar kroatin duke e pezulluar një ndeshje pas kartonit të kuq në ndeshjen kundër Celta Vigo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fituesi i “Topit të Artë” do të paguaj edhe 600 euro gjobë ndërsa klubi mbretëror 350 euro.

Edhe pas dënimit, Zidane duhet të jetë i kënaqur pasi që ky ka qenë dënim minimal.

Modric do të jetë i gatshëm në ndeshjen kundër Villarreal me 1 shtator.

ME TE LEXUARAT