Falsifikoi dokumentet e lotarisë amerikane, arrestohet në intervistë

Aktualitet

Një tjetër shtetas ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit, menjëherë sapo ka lënë ambientet e Ambasadës Amerikane.

Agron Selmani, 41 vjeç, u arrestua nga forcat ‘Shqiponja’ menjëherë sapo Shërbimi Diplomatik i Sigurisë DSS zbuloi një tjetër rast falsifikimi e mashtrimi me vizat, që konsiderohet një krim i rëndë në SHBA dhe që parashikohet si vepër penale edhe në Kodin Penal shqiptar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shërbimi Diplomatik i Sigurisë ka njoftuar policinë shqiptare për mashtrimin e radhës me viza, çka ka sjellë reagimin e menjëhershëm të policisë dhe Prokurorisë.

Agron Selmani, sipas burimeve të policisë ishte fitues i lotarisë amerikane.

Por mes dokumentave që ka dorëzuar në ambasadë përpara se të intervistohej, ai ka depozituar edhe të dhëna të rreme, siç ishte një diplomë që e paraqiste 41 vjeçarin si të diplomuar në shkollën e mesme “Jordan Misja” në Shkodër.

Nga verifikimet që ambasada kryen për këdo përmes DSS është zbuluar se në fakt ai nuk kishte qenë asnjëherë i regjistruar në këtë shkollë dhe se diploma ishte false.

Menjëherë sapo fituesi i lotarisë është paraqitur për intervistën është kërkuar ndërhyrja e Policisë së Tiranës.

Agron Selmani akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim me vizat.

ME TE LEXUARAT