E FUNDIT/ Gjendet i pajetë trupi i një gruaje, ishte në kërkim
Në lagjen “Haxhias”, Elbasan, në ullishte, është gjetur pa shenja jete shtetësia B. S., 79 vjeçe , banuese në lagjen “Haxhias”.
Burimet bëjnë me dije se personi në fjalë është Bale Sala, e cila ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa me datë 11.08.2019.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Por burime pranë familajrëve bëjnë me dije se e moshuara vuante nga humbja e kujtesës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.