Bllokimi i buxhetit për bashkinë e Shkodrës, reagon ministria e Financave

Aktualitet

Pas situtrës së krijua në qytetin e Shkodrës dhe pas akuzave që u bënë në adresë të qeverisë për bllokim të financave të bashkisë Shkdoër pasi kandidati i zgjedhjeve moniste të rilindjes në këtë qytet doli trafikant i dënuar droge në Itali ka reaguar edhe institucioni i financave në vend Ja deklarata për mediat e Ministrisë së financave

Emri Lidhur me situatën e krijuar në Bashkinë Shkodër, ju bëjmë me dije, se strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i kanë ndjekur nga afër këto procedura në përputhje më legjislacionin në fuqi. Për sa i përket kësaj situate, Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron se: Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër, të gjitha pagesat dhe urdhër pagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për këtë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit dhe Dega e Thesarit, Shkodër, ka gjithë dokumentacionin e nevojshëm për sa më sipër. Kështu që bazuar mbi të gjitha këto arsyetime që paraqitëm më lart, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ju bën me dije, se ky dikaster ESHTE NE FUNKSION TE ZBATIMIT TE LIGJIT për të gjithë qytetarët njësoj pa dallime.

ME TE LEXUARAT