Socialisti: Ishte një turp, Edi Rama duhet me ik një orë e më parë!

Aktualitet

Pjesë e këshillit bashkiak që u konstituua dje, përveç këshilltarëve socialistë janë pjesë dhe këshilltarë të PSD-së, PDS-së dhe PSM-së.

Njëri prej tyre është Arbis Vjerdha, si përfaqësues i Partis Socialiste të Moderuar- PSM. Në një intervistë për Fax News, Vjerdha e ka cilësuar votimin e djeshëm të këshillit të ri bashkiak si një turp, jo vetëm për qytetin e Shkodrës, por për gjithë vendin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vjerdha i cili pranon hapur se është socialist, shprehet shumë i zhgënjyer nga kryeministri Edi Rama, ku thekson se me modelin e Rilindjes që ka instaluar në çdo zyrë shtetërore, është modeli më i degraduar social që ka një popull.

“Ishte një turp. Që fatkeqësisht u desh me marrë pjese. Ajo sallë nuk të jep aspak nder. Një këshill i bëm si me ken në ‘36 nëpër bira e nëpër skuta. Ku presupozohet se shteti është në këmb dhe ka juridiksion të përdorë ambiente bashkisë dhe çdo mjet tjetër demokratik. Të dyja palët bërtasin “Amerika Amerika”, por asnjë gjë në atë sallë nuk kishte lidhje me demokracinë. Pjesa më e madhe e tyre kanë problemin me intelektin e tyre me mënyrën sesi janë zgjedhur.

Nuk e di si do të shkojnë punët, por është si lindja e një ‘fëmije të vdekur’, ai këshill nuk do të shkojë gjatë, jam i kënaqur që ta ketë jetën sa më të shkurtër sepse është ilegjitim.

Kam qenë tanë jetën socialist dhe do të jem socialist, nuk kam asnjë lloj gjëje kundër PD-së, por vetë jeta ime ma ka bërë të jem më shumë social, sesa krahu i djathë ku bazohet politika e djathtë. Ky këshill ishte pjesa më e zezë dhe e turpshme e socialistëve në Shkodër, pa diskutim, por në të gjithë Shqipërinë.

Rama nuk është thjesht me ik! Rama duhet me u zhduk një orë e më parë! Duhet me u zhduk me gjithë modelin e Rilindjes që na ka instalu ne të gjithëve, në çdo instancë të zyrave të shtetit. Është modeli më i degradum social që ka një popull.

Tek Rama kanë pas besim dhe shpresë, edhe shumë të djathtë. Por ai na tregoi shumë mirë se kush është duke na thënë se “Nuk keni parë gjë akoma”. Nuk kam ndoshta ndonjë peshë të madhe në këshill, por do të jem një zë i mbytur, me pisllëkun politikës së majtë, dhe do të jem një zë që do të flas me fakte, ku shpresoj që të kem edhe dy tre vetë mbrapa që të ndëgjegjsojmë për maskarallëkun që po i bëhet qytetit tonë.”- u shpreh Vjerdha./faxweb

ME TE LEXUARAT