Policia ndëshkon shoferët problematikë në Tiranë, pezullohen 111 leje drejtimi

Aktualitet

Policia e shtetit ka pezulluar 111 leje drejtimi në Tiranë, nga të cilat 33 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 42 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 36 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor. Po ashtu janë vënë nën hetim , janë kapur në kushtet e flagrancës 26 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 17 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 për trafikim të mjeteve motorike. 25 drejtues mjetesh janë vënë nën hetim për gara me shpejtesi, 6 prej të cilëve u është bllokuar automjeti, pasi dyshohet për ndërhyrje dhe modifikime në sistemin e zhurmëshkarkuesit.

Ndër të tjera policia e Shtetit njofton se përgjatë javës janë proceduar administrativisht 1 767 drejtues mjetesh, për qëndrim dhe pushim të mjeteve në kundërshtim me sinjalizimin rrugor. Si dhe janë vendosur 2 050 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, nga këto 289 masa si rezultat i raportimit të qytetarëve në Komisariatin Dixhital dhe 74 masa nga raportimet në numrin 112.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kontrollet e shtuara janë fokusuar në drejtim të parkimeve të gabuara, sjelljeve në raport me sinjalizimin rrugor horizontal dhe vertikal, garave me shpejtësi, drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, shpejtësisë mbi normat e lejuara etj.

ME TE LEXUARAT