Po shikonte ndeshjen e futbollit, rrihet drejtuesi i qytetit pas provokimeve ndaj tifozëve

Aktualitet

Një përleshje fizike ka ndodhur të dielën mbrëma në Leposaviq, gjatë një turniri tradicional në futbollin përfëmijët, ku disa persona kanë rrahur kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq, si edhe bashkëpunëtorin e tij, Stevo Petronijeviq.

Burimet bëjnë të ditur se Todiq dhe Petronijeviq janë rrahur nga Andrija Antonijeviq me shokë, ndërsa po qëndronin në publik, duke shikuar lojën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kryetari Todiq dhe bashkëpunëtori i tij kanë qenë në gjendje të dehur dhe kanë provokuar vazhdimisht njerëzit përreth, të cilët po shikonin lojën. Në një moment, Andrija Antonijeviq, qytetar nga Leposaviqi, së bashku me disa shokë të tij, kanë filluar ta sulmonin fizikisht kryetarin e kësaj komune dhe bashkëpunëtorin e tij, kështu, kryetari Todiq, pas marrjes së disa shpullave fytyrës ka arritur të ikte, ndërsa bashkëpunëtori i tij Stevo Petronijeviq, është rrahur keq dhe ka pësuar lëndime serioze”.

Burimet më tej kanë shtuar se, me gjithë prezencën e pjesëtarëve të policisë në këtë ngjarje, askush nga policët nuk ka reaguar për të parandaluar përleshjen që ka zgjatur më shumë se pesë minuta, madje as nuk është evidentuar incidenti në raportin 24- orësh policor.

KosovaPressi ka provuar të kontaktojë me kryetarin e Leposaviqit, Zoran Todiq, por pa sukses, ndërsa e njëjta gjë ka ndodhur edhe me përgjegjësit e policisë për rajonin e veriut, të cilët pothuajse gjatë tërë ditës kanë qenë të paqasshëm.

ME TE LEXUARAT