Kamera survejimi kudo, blindohen burgjet shqiptare, ministrja publikon fotot

Aktualitet

Ambientet e brendshme dhe të jashtme të burgjeve në Shqipëri janë “blinduar”. Kudo jane vendosur kamera sigurie. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka publikuar pamjet e monitorimit të burgjeve shqiptare nga kamerat.

Postimi i Gjonajt: Përmes investimeve që kemi kryer për fuqizimin e sistemit teknologjik në institucionet penitenciare në vend, kemi arritur rezultate pozitive sa i përket monitorimit, organizimit dhe mirëfunksionimit të brendshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këto mjete bashkëkohore që menduam t’i implementojnë në ambientet e burgjeve, kanë përmirësuar ndjeshëm kontrollin për elementët e sigurisë, sendet e ndaluara, kushtet e jetesë, kryerjen e shërbimeve, takimet me vizitorët, zbardhjen korrekte të ngjarjeve, zbatimin e orarit ditor, veprimtarinë e efektivëve të policisë, gatishmërinë e stafit dhe një sërë verifikimesh në përputhje me të gjitha të drejtat që i takojnë ligjërisht atyre që vuajnë dënimin.

Ndërkohë, shembulli me IEVP-të “Jordan Misja” dhe “Peqin” ku përmes instalimit të një sistemi të ri mundëm të bllokojmë valët e telefonisë celulare ne ambientet e brendshme, do të ndiqet hap pas hapi me të gjitha burgjet e tjera për të shmangur çdo tentativë për të komunikuar me botën e jashtme.

Edhe pse mundëm që t’i mbulojmë të gjitha IEVP-të me sistemin e monitorimit me kamera 24 orë, sistem skanerësh, sistem radio dhe sistem telefonik, sërish rritja më tej e sigurisë elektronike është një nga prioritetet të cilën do përpiqemi për ta shndërruar në një mekanizëm të pathyeshëm në të gjitha institucionet.

ME TE LEXUARAT