I maskuar vodhi dyqanin, burgoset shqiptari në Belgjikë

Aktualitet

Më 22 nëntor të vitit të kaluar, dy burra të maskuar u futën në fabrikën e djathit “Le Comptair” për të vjedhur. Ngjarja ndodhi në qytetin Verviers të Belgjikës. Sapo u futën brenda, njëri prej tyre kërcënoi menaxherin e dyqanit me thikë, ndërsa bashkëpunëtori me një çekiç, shkruan “Sudinfo.be”.

Pas ngjarjes, Policia arriti të arrestojë njërin prej tyre, i cili pas hetimeve u faktua se ishte nga Kosova, ndërsa tjetri u arratis. Gjykata belge shpalli fajtor shqiptarin nga Kosova duke e dënuar atë me 6 muaj burg.

ME TE LEXUARAT