Bota

Bie qeveria italiane, Conte njofton dorëheqjen në Senat

Kryeministri italian, Giuseppe Conte njoftoi dorëheqjen sot në Senat. “Në fund të këtij debati do të shkoj te Presidenti i Republikës për të dhënë dorëheqjen”, tha ai. “Tani Presidenti i Republikës do të drejtojë vendin në këtë hap delikat – tha Kryeministri në fjalimin e tij në Senat -. Shfrytëzoj këtë mundësi ta falënderoj të gjithë për mbështetjen”, tha më tej Conte.

Conte mbajti një fjalim shumë të fortë, duke kritikuar Salvinin, liderin e Legës në koalicion me Lëvizjen 5 Yjet.

Tashmë që qeveria italiane po bie, kreut të shtetit i mbetet detyra të gjejë një rrugëdalje; Qoftë për një rikthim në kutitë e votimit qoftë për krijimin e një mazhorance të re parlamentare.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close