Tensione në Shkodër, FNSH mbërrin tek Ura e Bahçallëkut

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka planifikuar të udhëtojë sot drejt Shkodrës për të mbajtur një sërë takimesh por PD i ka dalë para në hyrje të qytetit për të protestuar kundër tij.

Ata kanë thënë se do të bllokojnë urën e Bahçallëkut për të mos e lejuar kryeministrin të kalojë.

"Mos hajde në Shkodër!" thotë një protestues.

Ish-deputetët Flamur Noka dhe Bardh Spahia i janë bashkuar protestuesve dhe nuk pranojnë të hapin rrugën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ka patur debate mes ish deputetëve dhe punonjesve te policisë.

Polici: "Duhet të hapni rrugën se s’bën. Është e kundraligjshme."

Bardh Spahia: Nuk ka shans të hapim rrugën!

Ish deputeti Flamur Noka tha se qytetarët e Shkodrës janë për të protestuar kundde Kryeminsiatrit të krimit. Rama e ka futur Shkodren në kthetrat e krimit dhe varferisë.

Opozita do protestojnë deri në një qeveri tranzitore.

Shqipëria është peng i bandës me kryebanditin Edi Rama

Opozita nuk do të reshtë së protestuari.

Është e drejtë e qytetarëve të protestojnë. Jeni duke mbrojtur bandën dhe jo shtetin. Edi Rama nuk përfaqëson shtetin por një bandë që vret dhe vjedh shqiptarët, tha Noka

ME TE LEXUARAT