Studimi: Rrjetet sociale shkaktojnë probleme mendore

Soft

Një studim për adoleshentët ka dalë në përfundimin se rrjetet sociale shkaktojnë probleme mendore dhe më shumë të prekura janë femrat. Rrjetet sociale shkaktojnë depresion, ankth deri në pagjumësi, stres kronik dhe mungesë vetëbesimi.

Këto janë disa prej efekteve negative që shkaktohen mbi të gjitha tek vajzat adoleshente nga përdorimi i vazhdueshëm i medies sociale, sipas një studimi të publikuar në “The Lancet Child & Adolescent Health” dhe të realizuar nga “UCL Great Ormond Street Institute of Child Health” në Londër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Studimi u zhvillua me intervisave direkte nga 10 000 adoleshentë të moshës 13-16 vjeç dhe tregon se sa të lidhur janë ata me rrjetet sociale, “Facebook”, “Instagram”, “WhatsApp”, “Twitter” dhe “Snapchat”.

Gati 60% e impaktit psikologjik vjen nga ekspozimi i tyre i lartë ndaj bulizmit kibernetik dhe të mungesës së aktiviteteve më të shëndetshme. Këta adoleshente flenë më pak, flenë keq dhe bëjnë pak ushtrime fizike dhe jetë në ajër të hapur.

4

ME TE LEXUARAT