Shoqërimi i Bushatit, PD protestë para Komisariatit të Policisë

Aktualitet

Ditë e gjatë zhvillimi politik dhe tensioni sot në Shkodër. Pas arrestimit të Arvit Bushatit, kreut të FRPD, Partia Demokratike ka zhvilluar një protestë para Komisariatit të Policisë në Shkodër në orën 19:30. Protesta ende vazhdon dhe në këto momente.

Përfaqësuesit e PD, me pankarta në duar kanë kërkuar lirimin e Bushatit. Në një postim në rrjetin social, shprehen se, nëse qytetarët nuk reagojnë, do të përfundojmë të gjithë si Arviti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kujtojmë që Arvit Bushati kreu i FRPD Shkoder u arrestua sot nga policia pranë selisë së PD në Shkodër, gjatë protestave kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak, pas zbulimit të skandalit me kandidatin e Ramës për Bashkinë. Sipas demokratëve i gjithë procesi është kriminal.

ME TE LEXUARAT