Serbia merr aprovimin e vendit të 15-të për tërheqjen e njohjes së Kosovës!
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se “javën e kaluar ka shkuar ta marrë notën e vendit të 15 e cila dëshiron të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës”.
Ai ka shtuar se “ditën kur ai ka dashur ta publikojë këtë notë vendet e Kuintit kanë publikuar kumtesën me të cilën i kërkohet Serbisë se duhet të ndërpresë me aksionin e tërheqjeve të njohjes”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Siç thotë, ai nuk ka përmendur se bëhet fjalë për Togon, siç transmetojnë mediat, mirëpo nuk ka treguar se për cilin vend është fjala, duke premtuar “se së shpejti do ta publikojë emrin e atij vendi”.
Ndërsa qëndrimin e vendeve të Kuintit e komenton me mesazhin: “Ne nuk kemi ndërmend të grindemi me askënd”.
Ai ka shtuar se politika e Serbisë është e tillë, dhe ka shtuar se “kur të tjerët e kanë njohur pavarësinë e Kosovës askush nuk është mërzitur se a po zemërohet Serbia”.
Daçiq ka shtuar më tej se ai ka vizituar 105 vende dhe ka parë se “shumica nuk dinë për çfarë bëhet fjalë, se atë vendim e kanë marrë administratat tjera, të kaluara, por se ata janë të gatshëm që këto vendime t’i rishikojnë”.